Klubi i njohur nga Serie A konfirmon 3 raste me koronavirus

08:27 | 08 May 2020

Sampdoria konfirmon tri raste të reja me coronavirus.

Sampdoria ka njoftuar se në skuadrën e tyre janë gjetur tri raste të reja me COVID-19, së bashku me një lojtar që kishte qenë negativ dhe ishte kthyer si pozitiv.

E gjithë skuadra dhe stafi iu nënshtruan testeve para se të ktheheshin në stërvitje, duke shënuan tri raste.

“UC Sampdoria informon se gjatë testeve të bëra te lojtarët, dolën rezultate që treguan se tre raste të reja pozitive për Coronavirus – COVID-19”.

“Aktualisht ata janë simptomatik dhe janë vendosur në karantinë dhe do të monitorohen vazhdimisht, sipas protokollit”, thuhet në njoftim.

Ky lajm vjen pasi atij të Fiorentinës, njoftoi për gjashtë raste – tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit – ndërsa Torino një.

Sampdoria kishte qenë klubi më i goditur në Itali nga kjo pandemi, pasi kishte shumë raste pozitive.

Manolo Gabbiadini ishte lojtari i dytë në Serie A që doli pozitiv pas mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani.

Pastaj u konfirmuan edhe emra si: Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby dhe mjekun i klubit Amedeo Baldari.

Komento: