Klubi i Prodhuesve ka nënshkruar marrëveshje për mbështetjen financiare me Ministrinë e Inovacionit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Klubi i Prodhuesve ka nënshkruar marrëveshje për mbështetjen financiare me Ministrinë e Inovacionit

11:38 | 06 Dhjetor 2018

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka nënshkruar kontratën për mbështetjen financiare nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, pas fitimit të grantit të thirrjes publike nga kjo ministri.

Ky grant do të shfrytëzohet për popullimin me të dhëna për web platformën Made in Kosova.

Platforma Made in Kosova është një web platformë për promovimin e shërbimeve dhe produkteve Kosovare rreth botës, e cila do të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive,do të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave globale.

Klubi i Prodhuesve do të bëjë mbledhjen e të dhënave për Platformën Made in Kosova, ku do të jetë procesi më i madh i regjistrimit të sektorit të prodhimit në Kosovë e ku do të përfshihen kompani nga të gjitha regjionet e Kosovës. Në bazë të këtyre të dhënave edhe do të hapen edhe profilet e kompanive Kosovare.

Platforma Made in Kosova do të jetë një platformë lehtë e qasshme për prezantimin interaktiv online të produkteve dhe shërbimeve të kompanive Kosovare që pretendojnë të depërtojnë në tregje të reja në të cilat janë të pranishme por jo në nivel të kënaqshëm, ose ende nuk përfaqësohen në to.

Qëllimi kryesor i platformës Made in Kosova është promovimi i produkteve që prodhohen në Kosovë. Kjo do të bëhet përmes identifikimit dhe prezantimit të një numri të madh mallrash dhe shërbimeve tek audienca e gjerë dhe krijimi i një platforme online për promovimin e tyre.

Për më tepër, ideja është të theksohet konkurrueshmëria dhe kualiteti i produkteve Kosovare, kreativiteti i kompanive Kosovare, dhe tërheqja e më shumë investitorëve të huaj direkt (IHD) dhe krijimi i ndërmarrjeve të reja mes blerësve të huaj dhe kompanive vendore.

Komento: