Serbia bllokoi kamionët e kosovarëve, reagon Klubi i Prodhuesve.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj veprimit të autoriteteve serbe të cilat kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.
Klubi e cilëson këtë si veprim të papranueshme.
“Një veprim i tillë është i papranueshëm për Klubin e Prodhuesve, dhe tregon edhe një mungesën e vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit dhe tregtisë sipas marrëveshjeve. Gjithashtu, një veprim i tillë është ende më i papranueshëm në kur kemi parasysh pandeminë në të cilën po kalojmë. Ky veprim vetëm tregon sjellje jo të dinjitetshme nga ana serbe, ku ka një pajtueshmëri që këto ditë të mos ketë pengesa në qarkullimin e mallrave, në bazë të praktikave të miratuar nga CEFTA për korridorin e gjelbër “, thonë nga ky klub.

“Edhe një herë ne shprehim reagimin tonë kundër çdo pengese apo barriere që ju bëhet produkteve Kosovare, dhe besojmë në tregtinë e lirë, por po ashtu besojmë duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme tregtare “.
“Edhe një herë ne shprehim reagimin tonë kundër çdo pengese apo barriere që ju bëhet produkteve Kosovare, dhe besojmë në tregtinë e lirë, por po ashtu besojmë duhet të respektohen parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjet e ndryshme tregtare “, kanë shtuar ata.
Ndryshe, dje u raportua se kamionët e Kosovës u ndalën nga pala serbe, gjë që është në kundërshtim me marrëveshjen mes të dyja vendeve.