Klubi i striptizit në qendër të Prishtinës, ja çfarë ka ndodhur

20:30 | 15 February 2019

Refuzohet leja për një klub striptizi në hapsirat e Hotel Grand.

Një klub striptizi ishte paralajmëruar të fillojë veprimtarinë brenda Hotelit Grand.

Dy ditë më herët në ambientet ku kishin filluar përgatitjet edhe mund të shihej se çka po planifikohet të hapet në qendër të kryeqytetit.

Por nuk shkoi gjatë e dyert e këtij lokali u mbyllen, ende pa u hapur për klientë.

Agjensioni Kosovar i Privatizimit pezulloi qiradhënien e kësaj hapësire.

Përmes një e-maili nga ky institucion kanë treguar për T7 edhe arsyen e pezullimit.

Ky biznes i cili ka shtrirë rrjetin e tij në Kosovë, pasi si treg të parë kanë Shqipërinë, është i njohur edhe për Agjencinë Tatimore të Kosovës.

Sipas burimeve brenda këtij institucioni, për klubin “Shqiponjat” ka pasur hetim pasi që këta të fundit i kanë ikur obligimeve tatimore.

Të vetmen procedurë ligjore që ky biznes ka respektuar është regjistrimi i biznesit në ARBK.

Madje nga ministria që udhëheq me këtë agjenci kanë dhënë edhe shpjegim për “Shqiponja strip club”

Dodë Reci, i cili është pronar i këtij biznesi e kishte fituar tenderin për veprimtari brenda Hotel Grandit me 17 dhjetor të 2018.

Reci e kishte fituar këtë tender si ofertuesi më i shtrenjtë, por asnjëherë nuk ishte pyetur se cila do jetë veprimtaria e biznesit të tij.

Gjatë kësaj së premte AKP po ashtu kishte mbledhur Bordin e drejtorëve.

Sipas një komunikate të lëshuar për medie, AKP ka njoftuar se Bordi ka vendosur anulimi i kësaj kontrate, me qëllim të mos shqetësim e qytetarëve dhe opinionit publik

Komento: