Klubi i tij pësoi humbje, ja ku ia lë fajin Reina

16:47 | 07 Prill 2019

Portieri i Milanit, Pepe Reina beson se Rossonerët nuk merituan të humbasin ndeshjen e tyre të Serie A kundër Juventusit dje.

Pavarësisht nga një performancë shumë të mirë në Torino, Milani nuk mori asnjë pikë nga loja përcjell ORAinfo.

Atyre iu mohuan dy penallti , një vendim që është duke u kritikuar shumë. Moise Kean shënoi kundër klubit që ai mbështet në fund të lojës.

Reina, megjithatë, ishte duke folur me Milan TV rreth lojës dhe ai tha se ekipi nuk meritonte të humbiste lojën.
“Mendoj se kemi pasur një ndeshje të mirë, nuk kemi merituar të humbasim. Kjo shfaqje do të na japë një shtysë për sezonin dhe për qëllimin tonë.

“.Pashë një ekip me personalitet, i cili u përpoq të fitonte në një fazë të komplikuar dhe me vendime që ndikoi pak në garë, mendoj se arbitri ishte i gabuar ” , ka thënë Reina.

Milan është i katërti në tabelë, por mund të bjerë në të pestën nëse Atalanta mundi Interin më vonë sot./ORAinfo/

Komento: