Klubi italian po e ‘rrëmben’ Ibrahimoviçin nga Milani

09:08 | 02 June 2020

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic ende nuk është vendosur. Kontrata e tij me AC Milan do të skadojë në fund të sezonit dhe ka shumë pyetje se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Edhe pse një rinovim me kuqezinjtë nuk është i pamundur, gjasat që të ndodh kjo janë të vogla.

Sipas botimit të sotëm të Corriere Dello Sport, Bologna mund të përpiqet të rrëmbejë 38-vjeçarin nga Milano, përcjell ORAinfo.

Në fakt, ata kanë qenë shumë të interesuar që nga janari, të interesuar për forcimin e fazës së sulmit.

Në ndjekje, ata kanë një aleat të shkëlqyer në menaxherin e tyre Sinisa Mihajlovic.

Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Ibrahimoviç dhe të dy shpesh flasin përmes telefonit, duke i dhënë atij mundësinë që të krijojë kontakte të drejtpërdrejta për këtë çështje.

Suedezi po punon shumë për t’u rikuperuar nga dëmtimi i muskujve të tij. Ai synon të jetë në dispozicion të Stefano Pioli në fund të qershorit, mbase duke e bërë rikthimin e tij për lojërat kundër Romës dhe SPAL.

E mbetet të shihet në fund të sezonit nëse Ibra do të vazhdojë kontratën me Milan, do t’i bashkohet Bolongas apo do të rikthehet në Suedi tek ekipi që ka edhe pronësi. /ORAinfo/

Komento: