Klubi kosovar shkarkon trajnerin e njohur

20:32 | 11 Mars 2021

KF Liria shkarkon trajnerin Sensoy.

Klubi futbollistik, Liria ka shkarkuar trajnerin Naci Sensoy dhe të gjithë shtabin teknik.

Klubi prizrenas lajmin e bëri të ditur në rrjetin e tij social, Facebook, transmeton lajmi.net.

Sipas klubit, arsyeja e shkarkimit është sjellja jo-sportive e trajnerit që kulmuan në ndeshjen me Malishevën.

“Me 11.03.2021 Bordi i KF Liria mbajti mbledhjen të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi analizën e deritashme të fillim stinorit pranveror dhe rrjedhën e ngjarjeve pas ndeshjes së fundit. Poashtu, theks i veçant iu kushtua sjelljeve jo sportive të trajnerit, Naci Sensoy që nga kthimi prej fazës përgatitore në Durrës, e që kulmuan me ndeshjen e luajtur me Malishevën”, u tha në deklaratë.

“Ne, e kemi ditur që angazhimi tij dhe përforcimet kanë një kosto të madhe, por që ato janë bërë me qëllimin më të mirë, arritjen e rezultateve. Ne, atij i siguruam kushte për punë në të gjitha aspektet që ai kërkoi, sidomos në ato financiare. Mirëpo, sjelljet e tij kanë qenë në vazhdimësi të vrazhda e përçmuese ndaj klubit, veqanërisht raportet me drejtorin.Por, që i kemi toleruar me qëllimin se synonim, kthimin në elitë”, tha klubi në deklaratën e tij.

Edhe Drejtori sportiv, Erxhan Dana ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Liria nën drejtimin e Sensoyt, në 4-tër ndeshje, nga 12-të pikë të mundshme, mori vetëm 5 pikë.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të KF Liria.

Komento: