Klubi nga Serie A i thotë ‘JO’ Riberys

20:31 | 14 Gusht 2019

Torino e ka refuzuar kalimin e Franck Riberys në klub.

Franck Ribery është në kërkim të një skuadre të re.

Mesfushori francez është larguar nga Bayern Munich dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në edicionin e ri.

Mediat italiane raportojnë se Ribery i është ofruar skuadrës së Torinos, përcjell lajmi.

Mirëpo, presidenti i Torinos, Urbano Cairo dhe drejtori sportiv Massimo Bava kanë refuzuar mundësinë e transferimit të tij.

Ribery nuk do ta veshë fanellën e Torinos në sezonin e ardhshëm.

Komento: