E ardhmja e Iscos vazhdon të jetë ende e paqartë.
Mesfushori, i cili mbeti i lirë javë më parë pasi shkëputi kontratën me Sevillan, vazhdon të jetë në kërkim të një klubi të ri.
Italia mund të jetë destinacioni i ri për Iscon, që do të ishte edhe një aventurë e re për të.
Sipas “Fichajes”, Lazio ka shprehur interesim dhe po synon të nënshkruajë me spanjollin, të cilin e shohin si zëvendësues të Luis Albertos, që pritet të largohet nga lacialët.
Për 30-vjeçarin raportohet se interesim ka edhe nga Juventusi nga Serie A, si dhe La Galaxy nga MLS.