Klubi spanjoll bën ofertë qesharake për lojtarin e Milanit

13:41 | 20 Gusht 2019

Celta Vigo konfirmon çmimin që kanë ofruar për Samu Castillejo, agjenti i të cilit “nuk e sheh atë larg Milanos” këtë verë.

Celta raportohet se kishte bërë një ofertë prej 11 milionë eurosh për Castillejo, vlerë kjo e cila nuk është e mjaftueshme për Milanin.

Sidoqoftë, Presidenti i tyre Felipe Minambres tha në një konferencë për shtyp: “Samu është shumë larg nesh”.

“Ne biseduam me agjentin e tij një muaj e gjysmë më parë dhe ai nuk e sheh Samu larg Milano.

“Kushtet e pagës së tij ishin gjithashtu ndaluese për ne”, ka thënë ai. /ORAinfo/

Komento: