Klubi spanjoll në bisedime me Manchesterin për transferimin e yllit të madh

09:53 | 30 Tetor 2022

Klubi spanjoll në bisedime me Manchesterin për transferimin e lojarit të njohur.

Donny van de Beek mund ta vazhdojë karrierën në La Liga.

Mesfushori holandez nuk po arrin të dëshmohet në Premierligë. Ai ishte i huazuar te Evertoni sezonin e kaluar, teksa këtë sezon u rikthye te Manchester United.

Megjithatë, ish-mesfushori i Ajaxit nuk është në planet e Erik ten Hag, i cili preferon të tjerët mesfushorë para tij.

Dhe, kjo mund ta shtyjë 25-vjeçarin që të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas “Fichajes”, Valencia është favorite për transferimin e reprezentuesit të Holandës.

Klubi spanjoll thuhet se është tashmë në negociata me Manchester Unitedin.

Donny van de Beek me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 20 milionë euro.

Komento: