KMDLNJ deklarohet nëse KQZ ka shkelur drejtat e njeriut

13:03 | 13 September 2019

KMDLNJ thotë se KQZ nuk e ka shkelur ligjin e as të drejtat e njeriut.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ), me anë të jë njoftimi për media bën të ditur se e përkrah vendimin e KQZ-së, që në zgjedhjet e 6 tetorit mundet të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.

Sipas KDMLNJ ky vendim është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi sikur që me asgjë nuk i shkel të drejtat e njeriut.

“Ky vendim i KQZ-së është i drejtë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë përveç atyre që për përfitime personale, duan që të kontrabandojnë votues të shteteve tjera e që nuk janë qytetarë të Kosovës”.

“Shembulli i KQZ-së duhet të jetë udhëtregues edhe për institucionet tjera që ende e lejojnë kontestimin e shtetësisë së Kosovës”, thonë nga KMDLNJ.

Komento: