KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua

13:38 | 24 December 2024
kmdlnj:-moscertifikimi-i-listes-serbe-u-politizua

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe që të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Sipas KMDLNj-së, ligji shprehimisht e thotë arsyen e refuzimit të certifikimit e jo përcaktimi apo opinioni politik, teksa sipas tyre, Lista Serbe ka të drejtë që në afatin e paraparë ligjor ta kundërshtojë vendimin e KQZ-së duke ofruar fakte për rrëzimin e këtij vendimit.

Hiqni zhurmën në vesh dhe përmirësoni dëgjimin tuaj me këtë truk
“Pastaj, adresa e radhës është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme. KMDLNj mendon se procesi është politizuar panevojshëm dhe se lufta nuk po bëhet kundër LS por midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës brenda KQZ-së. Pozita po e fajëson opozitën pse nuk ka votuar si pozita për moscertifikim të LS-së ndërsa opozita ka kërkuar sqarim nga MPB për rastin në fjalë”.“Është ngritur një tymnajë e panevojshme që moscertifikimin e LS-së e bëjnë çështje të ndonjë marrëveshjeje politike. Pati edhe reagime të faktorit ndërkombëtar që fuqishëm e kundërshtoi vendimin e KQZ – së”.

“KMDLNj kërkon nga KQZ të sqarojë për opinionin bazën ligjore për këtë vendim dhe nëse vendimi është mbështetur në ligj, KQZ duhet të këmbëngulë në refuzim të certifikimit. Në të kundërtën duhet të ndërmerren masa disiplinore dhe ligjore ndaj shpërdoruesve të pozitës pavarësisht postit që e kanë apo përkatësisë politike apo partiake”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Më tej, KMDLNj tha se zbatimi i standardeve të dyfishta dëmton rëndë demokracinë dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin, e po ashtu, thanë se KQZ-ja duhet ta ruajë pavarësinë duke mos iu nënshtruar asnjë ndikimi politik si dhe duke trajtuar të gjitha palët si të barabarta dhe të mos lejojë kurrfarë diskriminimi në baza etnike, fetare, partiake, politike apo statusit në shoqëri.

Komento: