KMDLNj: Qeveri ka dështuar të mbrojë të drejtat e njeriut të grupeve më të cenueshme

17:40 | 30 Mars 2026
kmdlnj:-qeveri-ka-deshtuar-te-mbroje-te-drejtat-e-njeriut-te-grupeve-me-te-cenueshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një reagimi tha se kjo qeveri ka dështuar të respektojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut të grupeve më të cenueshme dhe më kontributdhënëse të shoqërisë

Siç thuhet në reagim, kjo është bërë duke ua mohuar një jetë të dinjitetshme përmes një pensioni të arsyeshëm apo page.

“Me këto pensione nuk mund të sigurohet as edhe një vdekje e dinjitetshme e lëre më jetë e dinjitetshme”.

“Shtetet e rajonit kanë rritur disa herë pensionet dhe shumën e skemave sociale  , qeveria e Kosovës ka hyrë në skemën e improvizimeve dhe manipulimeve mashtruese pa prodhuar asnjë efekt për ata që vërtetë kanë nevojë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Komento: