Knaus rikthen çështjen e Kosovës në KiE: Qëndrimi i Gjermanisë dhe BE-së një nga gabimet më të mëdha në vitet e fundit

16:37 | 02 Tetor 2024
knaus-rikthen-ceshtjen-e-kosoves-ne-kie:-qendrimi-i-gjermanise-dhe-be-se-nje-nga-gabimet-me-te-medha-ne-vitet-e-fundit

Drejtori i Institutit ESI, Gerlad Knaus, që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive gjatë kohës kur Kosova po bënte përpjekje për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është përfshirë në një diskutim për këtë çështje të ngritur nga gazetari, Michael Martens.

Knaus ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për të mos përkrahur kërkesën e Kosovës për anëtarësim, ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të Gjermanisë dhe politikës së BE-së në vitet e fundit, shkruan Express.

Sipas tij, është minuar edhe roli i Asamblesë Parlamentare duke injoruar konsensusin mbi partiak, duke mos e vendosur fare çështjen e Kosovës as në agjendë.

“Minoi besueshmërinë e të gjitha proceseve evropiane të bazuara në merita. PACE kishte vlerësime të detajuara (!) të meritave nga raportues të ndryshëm – Gjermania dhe qeveritë e tjera i injoruan këto”, ka shkruar Knaus,

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë minoritetet.

“Ky gabim mund dhe duhet të korrigjohet”, ka përfunduar Knaus.

Komento: