Molliqaj ka thënë se e mbështet koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se e mbështet një koalicion mes ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“E inkurajoj, e shtyj, e simpatizoj një koalicion të tillë”, ka thënë ai.
“Jam mbështetës”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se “do të shihet kush është VV’ja, e kush është LDK’ja”.
“Le të ndodh ky koalicion, nuk jam kundër”, ka thënë Molliqaj.
Sipas Molliqajt, VV’së i duhet koalicioni parazgjedhor me LDK’në.
Ai ka vlerësuar se ish-partia e tij po i frikohet shkuarjes në zgjedhje e vetme.