Koalicioni LDK-VV mbështetet edhe nga Molliqaj i PSD-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Koalicioni LDK-VV mbështetet edhe nga Molliqaj i PSD-së

23:25 | 13 Gusht 2019

Molliqaj ka thënë se e mbështet koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se e mbështet një koalicion mes ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E inkurajoj, e shtyj, e simpatizoj një koalicion të tillë”, ka thënë ai.

“Jam mbështetës”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se “do të shihet kush është VV’ja, e kush është LDK’ja”.

“Le të ndodh ky koalicion, nuk jam kundër”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, VV’së i duhet koalicioni parazgjedhor me LDK’në.

Ai ka vlerësuar se ish-partia e tij po i frikohet shkuarjes në zgjedhje e vetme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!