Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për takimin e sotshëm me kryetarin e VV-së, Albin Kurti lidhur me mundësinë e arritjes së një koalicioni paszgjedhor.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do të punohet në përafrimin e objektivave qeverisëse.
Megjithatë ka thënë se pasi të dihet rezultati i saktë i të gjitha votave, dhe të dihet subjekti i parë do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për participimin në Qeveri.
Ja postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë
U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.
Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.
Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së.