Koalicioni nënshkruhet të hënën, a po e merr LDK presidencën?

21:14 | 30 Nëntor 2019

LDK dhe VV të hënën do ta zyrtarizojnë koalicionin paszgjedhor.

Kulaqi duket të jetë ndarë. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, patën sot edhe një takim për harmonizim të programve.

Ata thanë se u morën vesh për gjithçka dhe në takimin e radhës thjeshtë do të nënshkruhen marrëveshjet.

Ata nuk folën për postin e presidentit, por Klan Kosova mëson se edhe kjo është punë e kryer.

Komento: