Pacolli është shprehur i bindur në koalicionin NISMA-AKR-PD.
Në konvetën e Koalicionit NISMA-AKR-PD, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo kohë nuk është e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Pacolli ka vlerësuar se pas këtyre proceseve Kosova do të mbetet mbrapa në zhvillim.
“Për arsyeje se Kosova ishte në mes të zhvillimeve shumë të rënëdëisshme, kishte përpara prioritete dhe sfida të mëdha, por nëse shikojmë interesin e qytetarëve është dashtur të vazhdohen punët, Kosova ka mbetur shumë mbrapa”, ka thënë Pacolli.
I pari i AKR-së ka shtuar se brengosëse është koha që do të shpenzohet për fomimin e qeverisë së re pas 6 tetorit.
“Partitë pas zgjedhjeve nuk janë marrë vesh dhe ne jemi ata që ne të cilët do të shpëtojmë kohë, të kursejmë kohë për Kosovën, ne jemi boshti i qendrës i cili mundëson krijimin e Qeverisë”, ka thënë Pacolli në konventën e koalicionit NISMA-AKR-PD.
Ai shtoi se me fitoren e këtij koalicionit do të përmirsohet imazhi i Kosovës.
“Ky koalicion e radhit rininë në plan të parë, dhe do të punon bashkë me rinin e rinia e Kosovës është e mrekullueshme.Ne do ta luftojmë vrafërinë duke krijuar vende pune, duke krijuar prepektivë p⌂r rininë tonë duke ngrit zhvillimin ekonomik”.