Përpjekjet për një koalcion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes duket se po shkojnë drejt dështimit.
Anëtari i kryesisë së LVV, Xhelal Sveçla përmes një postimi ka treguar se Vetëvendosje nuk bën diçka në kundërshtim në vullnetin e aktivistëve.
Sipas tij, tani është më e lehtë pasi dëshirat e anëtarëve të Vetëvendosjes janë kërkesat e popullit të Kosovës.
Ja postimi i plotë të Sveçlës:
Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet.
Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës.
Ka filluar numërimi mbrapsht.
Të bashkuar në ditë të vështira, njejtë edhe në ditë të mira.
Qeveria Kurti po vjen!