Vrasja në Prizren, “Kobra” pas pak del para Gjykatës.
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” së bashku me pesë personat e tjerë do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot në orën 10:30 për caktimin e masës së sigurisë.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur avokati i tij, Nexhat Elshani.
Elshani tha se është përshpejtuar procesi dhe se senaca pritet të mbahet rreth orës 11:00.
“Është përshpejtuar, në 10:30 do të mbahet senaca. Por deri në 11:00 nuk janë kushtet që të mbahet” – tha ai.
Kujtojmë se, mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy shtetas të Shqipërisë. Sipas prokurorisë konflikti, nisi lidhur me pagesën e faturës së shpenzimeve.