Koci: Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral

14:08 | 10 January 2025
koci:-hetuesi-policor-idriz-gashi-nuk-ka-marre-pjese-ne-asnje-tubim-elektoral

Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më herët për të.

Në një postim në Facebook, Koci ka thënë se drejtësia gjithmonë triumfon, duke treguar që Gashi nuk përkon me raportimet që u bënë për të.

“Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.  Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka thënë Koci.

Inspektorati i Policisë më 8 janari i ka suspenduar tre zyrtarë policorë, përfshrië edhe Gashin.

Majori, koloneli dhe një rreshter i policisë u suspenduan mbi dyshimet se ata kishin marrë në tubime politike.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës tha se kjo bie ndesh me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme.

Klankosova.tv mëson se në mesin e të suspenduarve është majori Isak Ejupi. Ejupi ditë më parë kishte marrë pjesë në një tubim politik të organizuar nga LDK-ja.

Në fakt, majori i policisë u dërgua në procedurë disiplinore nga Inspektorati Policor.

Ndërkaq, koloneli i suspenduar është Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale për kufi. Krasniqi dyshohet se ditë më parë mori pjesë në një darkë të organizuar nga PDK-ja.

E rreshteri i suspenduar është Idriz Gashi. Edhe ky i fundit dyshohet se kishte marrë pjesë në një tubim politik në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Komento: