Koci ka pasur kontakt me një person të prekur me Covid- 19, tani mori këtë vendim

22:08 | 14 Qershor 2020

Avokati Koci ka pasur kontakt me një person të prekur me koronavirus.

Avokati Arianit Koci është vetizoluar. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Koci ka treguar se ditë më parë ka pasur kontakt me një të prekur me Covid-19 dhe derisa të testohet do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Koci thotë se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptome.

Si rrjedhojë Koci njoftoi se po ndjek rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se nuk do të marrë pjesë në gjykimet e caktuar.

“Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili ka rezultuar pozitiv në koronavirus Covid 19. Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP. Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime. Nuk dua t’a rrezikoj askend! Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar”, shkroi Koci në Facebook.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

Komento: