Koci: Specialja po ia shkel të drejtat e njeriut Thaçit

12:16 | 24 Tetor 2020

Avokati: Specialja po ia shkel të drejtat e njeriut Thaçit.

Avokati Arianit Koci ka thënë se Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po iu shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale e cila s’po tregon asgjë lidhur me aktakuzën e propozuar ndaj tyre.

“Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020”, ka shkruar Koci, në një reagim në Fb.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli prej gjashtë muajsh përballem me një propozim publik të një aktakuze nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Dje ka kaluar afati ligjor për hudhjen ose konfirmimin e propozim aktakuzës, e cila u bë publike derisa Presidenti ishte nisur drejt Washigtonit. Atëkohë, u tha se aktakuza u bë publike pasi Hashim Thaçi rrezikonte të zhbënte Specialen.

Sidoqoftë, Arianit Koci thotë se mënyra se si po sillet Specialja është e padrejtë edhe sa i përket qytetarëve të Kosovës.

“Afati gjashtë mujor ka skaduar! Një popull i tërë po mbahet peng! Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale”, ka shkruar më tej Koci.

Sipas tij, po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet – njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Williamson.

“Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre. Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate”, ka shkruar ai.

Më 24 prill të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara një aktakuzë ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë kri.mesh lufte. Për konfirmim të aktakuzaës apo jo, duhen gjashtë muaj prej ditës së publikimit. Ky njoftim ishte publikuar në kohën kur Presidenti Thaçi ishte duke udhëtuar nga Kosova për në Shtëpinë e Bardhë ku pritej të nënshkruhej marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Dhomat e Specializuara e publikuan aktakuzën më 24 qershor. U arsyetuan se nxjerrja e njoftimit ishte e domosdoshme, pasi Thaçi dhe Veseli ishin përpjekur për të penguar punën e Dhomave të Specializuara.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi vik.timat e kr.imeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, në njoftimin e Speciales thuhet se Thaçi, Veseli e të tjerë akuzohen për vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje e tortura.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar tjerë janë përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë kr.imesh kundër njerëzimit dhe kr.imesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin për ngritje të aktakuzës, thuhet se “Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm”.

“Kr.imet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vik.tima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thekson njoftimi i Dhomave të Specializuara

Komento: