Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic ka kërkuar sërish nga Kosova që të heq taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe të rifillojë dialogu në Bruksel.
Sipas saj, taksa jo vetëm që po e pengon dialogun, por edhe rrugën integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, përcjell ORAinfo.
“Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të Dialogut”, ka thënë Kocijancic në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’.
Ajo ka shtuar se status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të dialogut midis palëve.
“Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, ka thënë Kocijancic.
Kujtojmë që janë bërë katër muaj që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Pavarësisht presioneve të mëdha nga zyrtarë të lartë amerikan dhe atyre të BE-së, kryeministri Haradinaj ka refuzuar që të pezullohet taksa për një kohë të pacaktuar. /ORAinfo/