Koçijançiq flet për Samitin e Berlinit, ja ҫfarë thotë për dialogun Kosovë – Serbi

20:51 | 06 May 2019

Me 29 prill u mbajt takimi i liderëve ballkanik, i zhvilluar në Berlin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiq në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Vercernje Novosti” ka dhënë komente për Samitin e Berlinit.

Ajo tha se çdo takim në mbështetje të dialogut është i mirë se ardhur por Mogherini mbetet e vetmja ndërmjetësuese në dialog.

“Kontaktet tona po vazhdojnë. Për shembull prezantuesja e lartë(Mogherini) do të marrë pjesë në takimin ‘Brdo-Brijuni’ që mbahet në Tiranë me 8 dhe 9 maj dhe ajo është e gatshme ta rifilloj përsëri dialogun. Është e qartë gjithashtu se qeveria e Kosovës duhet ta shfuqizojë taksën për të mundësuar rinovimin e shpejtë të dialogut.”, tha Koçijançiq.

Komento: