Koeman insiston për transferimin e Depay te Barcelona.
Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay vazhdon të mbetet prioritet i trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.
Koeman thuhet se është i etur të sjellë holandezin Depay në Barcelonë përpara fillimit të sezonit 2020/21 në La Liga.
Trajneri i sapoemëruar ka punuar ngushtë me Depayn gjatë kohës që ishte në krye të Holandës.
Tani, sipas Post United, ylli i Lyonit do të bëhet një lojtar i Barcelonës këtë afat kalimtar të transferimeve për 25 milionë euro.
Edhe përkundër vendimit të Lionel Messit për të qëndruar në klub, Memphis mund të sillet pasi ai është kërkuar posaçërisht nga Koeman.
Në sulm, Barcelona kërkonte edhe yllin e Interit, Lautaro Martinez, i cili tani pritet të rinovojë me italianët.