Barcelona ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Ronald Koemanin për të nënshkrua kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.
Skuadra katalunase e shkarkoi trajnerin Quique Setien pas dështimin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Barcelona vendosi të bënte revolucion në skuadër, duke e filluar nga trajneri, e që do të pasohet edhe me lojtarët që do të largohen.
Koeman ishte në të kaluarën lojtar i Barcelonës, ku kujtohet goli i tij i shënuar në Kupën Evropiane në Wembley.
Blaugranasit do të shpresojnë se me Koemanin do të arrijnë të fitojnë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve që nuk e kanë dërguar në Camp Nou nga vitit 2014.
Trajneri holandez do të mbajë një konferencë për media pas orës 16:00, duke njoftuar për planet e tij me skuadrën.
🙌 Welcome home, @RonaldKoeman!
💙❤️ #KoemanCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 19, 2020