Po krijohet një Barcelonë e re – Koeman ka zgjedhur tri transferime.
Katalanët kanë mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar, për herë të parë që nga viti 2012. Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve, duke u mposhtur 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale.
E gjitha kjo, i ka kushtuar me punë trajnerit Quique Setien, i cili është shkarkuar, dhe në vend të tij është emëruar Ronald Koeman.
Ardhja e holandezit, do të sjellë ndryshime të mëdha në skuadër, ku do të ketë shumë largime, dhe në mesin e tyre do të jetë edhe Luis Suarez.
Kur bëhet fjalë te prurjet, në Spanjë raportohet se Koeman po kërkon Lautaro Martinez, Eric Garcia dhe Jose Gaya.