Koeman: Nuk do të jam i qetë pas kësaj deklarate të Messit!

18:24 | 30 September 2020

Barcelona e ka nisur me fitore të thellë edicion e ri në La Liga.

Lionel Messi në një intervistë për media spanjolle bëri thirrje për një bashkim te Barcelona, pavarësisht verës së stuhishme.

Klubi përfundimisht bllokoi largimin e tij, duke u thirrur në klauzolën e vlefshme prej 700 milionë euro, diçka që u konfirmua edhe nga La Liga.

E gjitha kjo çështje duhet të zgjidhej në gjykatë, por Messi nuk vendosi të ndiqte atë rrugë, duke vendosur të qëndrojë te Barcelona.

Por, Messi beson se gjitha këto shpreson të ndikojnë për të mirë te Barcelona, me Koeman që ka deklaruar se nuk do të jetë i qetë pas këtyre komenteve.

“Nuk jam i sigurt se do të kem një jetë të qetë pas komenteve të Leos”, ka deklaruar Koeman, përcjell lajmi.

“Nuk jam i sigurt sepse gjithmonë ka diçka të re në këtë klub, por natyrisht është shumë pozitive kur kapiteni kërkon bashkim, shpresoj që të gjithë të jemi më të qetë me atë që kemi kaluar javët e fundit”.

Komento: