Koeman sjellë te Barcelona dy yje të Holandës.
Ardhja në krye e Ronald Koeman mund të bëjë që disa futbollistë holandezë t’i bashkohen Barcelonës.
Trajneri Koeman ka marrë drejtimin e Barcelonës për të nisur një revolucion, pas një dështimi të madh sezonin e kaluar në të gjitha garat.
Georginio Wijnaldum dhe Memphis Depay janë afër kalimit te Barcelona.
Mediet në Holandë bëjnë të ditur se dyshja është në bisedime të avancuara me Barcelonën, përcjell lajmi.net.
Këto dy transferime mund t’i kushtojnë Barcelonës deri në 50 apo 60 milionë euro.