Koeman do të jetë trajneri i ri i Holandës.
Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i Holandës, pasi Louis Van Gaal, ka konfirmuar se s’do të vazhdojë kontratën.
Mandati i tretë i Van Gaalit nën drejtimin e Tulipanëve, përfundoi me ndeshjen e mbrëmshme, ku u eliminua nga Argjentina në çerekfinale të Kupës së Botës.
Koeman do të fillojë drejtimin e Holandës, për herë të dytë nga sot, ku do t’a drejtojë për Kampionatin Evropian.
Koeman, u punësua në prill për të marrë drejtimin pas Kupës së Botës.
Koeman ka udhëhequr Vitesse, Ajax, Benfica, PSV Eindhoven, AZ Alkmaar dhe Feyenoord në Holandë plus Everton dhe Southampton në Angli, Barcelonën dhe Valencia në Spanjë dhe Benfica në Portugali.
Trajnerët holandezë shpesh kthehen në punën e ekipit kombëtar. Gjatë gjysmëshekullit të kaluar, Rinus Michels ka shërbyer katër mandate, Dick Advocaat tre dhe Leo Beenhakker dhe Guus Hiddink nga dy.