Koha kur Blerina Kllokoqi-Rugova tallej me figurën e presidentit Thaçi

16:53 | 15 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar sot me Medalje Presidenciale të Meritave kreatorën e modës, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Kjo e fundit është reja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugovës, shkruan ORAinfo.

“Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit”, është thënë me rastin e dhënies së medaljes.

Ndarja e kësaj medalje e ka gëzuar shumë renë e Rugovës.

Ajo ka gjetur fjalet me të mira për ta falënderuar presidentin Thaçi, pasi u nderuar me medalje.

“Falënderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës”, ka shkruar dizenjatorja Kllokoqi- Rugova.

Por mendim krejt tjetër për presidentin Thaçi, Kllokoqi-Rugova kishte vetëm një vit me parë.

Ajo me rastin e urimit për vitin e ri 2018-të, kishte ironizuar me figurën e presidentit Thaçi, duke e ‘veshur’ atë si lepurush. Këtë foto ajo e kishte ndarë me miqtë e saj në Snapchat. /ORAinfo/

Komento: