
Dikur, Vjosa Osmani përkthente për Hashim Thaҫin.
Bujar Cakolli ka publikuar një video e cila është e njohur ku shihet Vjosa Osmani duke përkthyer për Hashim Thacin.
“Kur ka përkthy Vjosa për Hashim Thaçin, krejt dy tre vet në Prishinë e kan ditë anglishten! ”, shkruan Cakolli në FB.
Ndryshe, Cakolli ironizon, në kohën kur janë ngjallur polemika të ashpra mes zyrtarëve të LDK’së, më saktë, mes dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit.
Veliu e ka quajtur Osmanin ‘përkthyese të Thacit’, derisa Osmani, ka thënë se ‘është koha të mbahet distancë nga politikanët shantazhues’.