Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka disa dilema përzgjedhje përpara udhëtimit të së enjtes për t’u përballur me Shamrock Rovers.
Siç raporton edicioni i së dielës në il Corriere dello Sport, Ante Rebic do të mungojë për shkak të një pezullimi të vendosur nga UEFA gjatë kohës së tij në Frankfurt. Për shkak të lëndimeve, këtë ndeshje do ta humbasin edhe Andrea Conti, Alessio Romagnoli dhe Rafael Leao.
Ka dyshime edhe për Zlatan Ibrahimovic, i cili humbi miqësoren e djeshme kundër Brescia për shkak të një mavijosje të fortë në këmbë. Suedezi duhet të rikuperohet, por prania e tij nuk është ende 100% e sigurt, përcjell ORAinfo.
Gianluigi Donnarumma do të jetë në gol, Davide Calabria dhe Theo Hernandez do të jenë në mbrojte, ndërsa çifti i qendërmbrojtësit është pothuajse i sigurt se do të jenë Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia.
Në mesfushë Franck Kessie dhe Imsael Bennacer ka të ngjarë të fillojnë pasi Sandro Tonali nuk është ende në shpejtësi, por konfuzioni i vërtetë ka të bëjë me zgjedhjet në sulm.
Pioli do të përdorë Hakan Calhanoglu si playmaker, me sa duket me Castillejo dhe Brahim Diaz në krahë.
Sidoqoftë, me mungesën e mundshme të Ibrahimoviç, Diaz mund të përdoret si një 9-sh i ‘rremë ’me Alexis Saelemaekers në krahun e majtë.
Ky pitet të jetë 11-shi sqarues i Milan me formacion (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Gabbia, T. Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Diaz (Saelemaekers); Ibrahimovic (Diaz / Colombo). /ORAinfo/