Man United mund të jenë pa yllin e tyre, Marcus Rashford ndaj Sevillës.
Mbrëmë ‘Djajtë e Kuq’ morën një fitore të madhe 2:0 ndaj Everton, por që iu la një shije të hidhur.
Kjo pasi u lëndua ylli i skuadrës, Marcus Rashford, i cili mund të mungojë në çerekfinale të Evropa Ligës.
Në pjesën e dytë të sfidës, Rashford ndjeu një tërheqje muskulare gjatë momentit kur po përpiqej të kontrollonte një top në mesfushë, duke kërkuar menjëherë të zëvendësohej gjë që shkaktoi jo pak panik, në pankinën e “djajve”.
Sipas asaj çka raportojnë mediat britanike, United duhet të presë deri në përfundimin e ekzaminimeve mjekësorë për të marrë përgjigjen fikse, nëse Rashford do të paraqitet ose jo në fushën e blertë ndaj Sevilla, mbrëmjen e së enjtes.
“Duhet të presim, nuk duket mirë. Edhe një herë, kjo është për shkak të orarit… ne duhet të mbrojmë lojtarët tanë”, tha Ten Hag.
“Nuk mund të luash 3 ndeshje në 6 ditë”, përfundoi trajneri.