“Kokëdhimbje” për Xavin, këto janë mungesat e mëdha kundër Real Madridit

11:20 | 05 April 2023

Një tjetër “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet sonte.

Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i “Blaugrana”, Xavi Herndandez do të përballet me mungesa të mëdha takimin e sotëm.

Ousmane Dembele, Pedri dhe Andreas Christensen do të mungojnë në këtë takim të dytë, duke mos u përfshirë fare në listën e futbollistëve të ftuar për shkak të lëndimeve.

Mungesë e madhe do të jetë edhe ajo e Frenkie De Jong, i cili raportohet se nuk është rikuperuar me kohë.

Megjithatë, ekipi që drejtohet nga trajneri Xavi Hernandez ka avantazhin nga ndeshja e parë të cilën e fituan 0:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kryeqendrën spanjolle, në Madrid.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të luan në finale të Kupës së Mbretit me Osasunën që mbrëmë e eliminoi Athletic Bilbaon.

Komento: