
Njohësi i Kushtetutës, Kolë Krasniqi në emisionin Gazeta ka deklaruar se procesi i votimit për presidentin nuk mund të fillojë pa u siguruar paraprakisht dy kandidatë.
Sipas tij, praktika që të paraqitet vetëm një kandidat dhe të procedohet me votim është e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese.
“ Nuk mundet me ardhë procesi te votimi pa u siguru 2 kandidatë. Duhet me pas parasysh se nuk mundet me shku 1 kandidat dhe me thënë ‘okej, e zgjedhim’ ”, është shprehur Krasniqi.
Ai theksoi se aktualisht jo vetëm institucionet, por e gjithë Kosova është në pritje që të formalizohen dy kandidatura, në mënyrë që procesi të nisë në mënyrë të rregullt dhe legjitime.
“ Ne po presim dhe po pret gjithë Kosova të bëhen të dy kandidatët dhe të fillojë procesi. Natyrisht, të gjithë e dimë se procesi fillon, por ai proces e ka edhe fundin e vet. Dhe ai fund duhet të përfundojë me zgjedhjen e presidentit ose me shkuarje në zgjedhje ”, deklaroi ai.
Sipas Krasniqit, epilogu i këtij procesi është i qartë: ose vendi do të zgjedhë presidentin e ri në Kuvend, ose në të kundërtën do të përballet me zgjedhje të reja./Gazeta 10
Deklarata e plotë: