
Studentët e Mjekësisë sot përjetuan një dhimbje, duke humbur kolegun e tyre.
24 vjeçari, Genc Gara i cili ishte edhe student i Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka ndërruar jetë pasi që u godit nga një makinë në Fushë Kosovë ditë më parë.
Plagët e mëdha që mori ishin të papërballueshme për të
Nga vdekja e tij e hershme, kanë mbetur të tronditur edhe shumë kolegë të tij.
“Ngushllime familjes, shoqnis e krejt atyne qe e kan njofte nje super djalosh, qe nuk e ka hjek kurr prej fytyres kete buzeqeshje.
Ki me na mungu te gjitheve Genc .
Pusho i qete shok”, ka shkruar Donat Begzati, në llogarinë e tij në Facebook.
