Kollari, optimist për ndeshjen kundër ukrainës në U-17

15:39 | 24 Mars 2019

Selektori i kombëtares së Kosovës në U-17, Besnik Kollari, foli para ndeshjes që do të zhvillohet kundër Ukrainës.

Kosova U-17 dhe Ukraina U-17 do të vihen përballë njëra tjetrës, nesër me fillim nga ora 11:00.Para kësaj ndeshje, selektori Besnik Kollari ka thënë se pret ndeshje të vështirë, por ka bërë të ditur se janë përgatitur mirë dhe do të luftojnë për rezultat pozitiv.

Të gjitha ekipet me të cilat do të ballafaqohemi në këtë rreth janë jashtëzakonisht të forta dhe cilësore për vet faktin se janë kualifikuar për rrethin elitë. Ndaj, mendoj se do të jenë ndeshje të forta e të vështira dhe kështu do të jetë edhe takimi me Ukrainën” ka thënë fillimisht selektori, njofton FFK, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi punuar ne përkushtim, në mënyrë që t’i kundërvihemi në mënyrën sa më të mirë dhe jo vetëm të kemi paraqitje të mirë, por edhe rezultat të mirë. Do ta bëjmë më të mirën të mundshme dhe mbetet të shihet se çka do të na sjellin këto ndeshje” ka shtuar Kollari.Kujtojmë se Kosova dhe Ukraina janë pjesë e grupit të 5 në raundin elitë të kualifikimeve për evropian.

Komento: