Kololli rikthehet në formacionin e parë, Hadërgjonaj ka një mesazh për të

19:59 | 25 Mars 2019

Pas pak do të fillojë ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Mbrojtësi i kombëtares kosovare, Benjamin Kololli, rikthehet në formacionin e parë, ndërsa ylli tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj, ka një mesazh për të.

Pasi dolën formacionet zyrtare, edhe vetë Kololli ka bërë të ditur se do të jetë startues në “Fadil Vokrri”.

Në një postim të mbrojtësit kosovar, ka komentuar Florent Hadërgjonaj, që po permendet si një nga futbollistët që ka mundësi të mëdha t’i bashkëngjitet kombëtares. Ai i ka uruar suksese Kolollit.

Ndryshe, kosovari që luan në skuadrën Huddersfield Toën A.F.C., në Premier Ligë nuk është ftuar nga Zvicra për ndeshjet e marsit, ndërsa ai ka mundësi që të luaj për Kosovën.

Gjatë ditës së sotme u raportua se vëllai i Xherdan Shaqirirt, që është menaxher i Hadërgjonajt, po provon të lidh një marrëveshje me FFK’në, për sjelljen e futbollistit në skuadrën e Kosovës.

Komento: