Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.
Sipas infografikës së publikuar, më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje ka arritur në 200 metra, e në dalje 150 metra. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po zgjasin nga 25 deri në 30 minuta, e për të dalë 12-20 minuta, shkruan Reporteri.net.
Pritje pak më të gjata ka edhe në Jarinje. Atje kolona në hyrje është 100 metra, derisa pritjet janë 15-20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare s’ka kolona, e pritjet po zgjasin nga 3-5 minuta.