Kolona 700 metra te Dheu i Bardhë, pritjet 20-30 minuta

14:22 | 26 Dhjetor 2023
kolona-700-metra-te-dheu-i-bardhe,-pritjet-20-30-minuta

Duke kaluar orët, kolona e qytetarëve që presin për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë është zgjatur.

Aktualisht atje vargu i veturave është 700 metra, sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar.

Megjithëse kolona është zgjatur, koha për të hyrë ka mbetur e njëjtë – 20-30 minuta.

Në Jarinjë nuk ka fare kolonë, derisa për të hyrë procedurat vijojnë të zgjasin midis 10 e 15 minutave.

Komento: