Kolona dhe pritje vetëm në vendkalimin kufitar në Merdar

19:27 | 02 Shtator 2023
kolona-dhe-pritje-vetem-ne-vendkalimin-kufitar-ne-merdar

Kolona të automjeteve dhe pritje të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë, janë regjistruar edhe pasditen e sotme në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti orës 18:45), bashkatdhetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova në vendkalimin kufitar në Merdar, ku kolona e automjeteve arrin deri në 400 metra.

Në vendkalimet e tjera nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta si në hyrje ashtu në daje të Kosovës, përveç te Dheu i Bardh. Në këtë vendkalim për të dalë nga Kosova pritet deri në 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar në këtë LINK

Komento: