Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufij.
Kolonat në pikat kufitare kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes.
Në Merdare, mërgimtarët po duhet të presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.
Tek Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë, teksa janë shkaktuar kolona deri në 900 metra.
Gjendje hiç më e mirë nuk është as në Mutivodë, teksa pritjet për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës janë dy orë.
Pritje ka edhe në Jarinje, teksa të njëjtat janë shkaktuar në hyrje të Kosovës.