Pamje nga kufiri Kroaci-Serbi, raportohet për kolona veturash deri në 3 kilometra.
Kolona të gjata janë krijuar në kufirin Kroaci-Serbi, i cili shfrytëzohet edhe nga mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës, për festat e fundvitit.
Pamje nga gjendja në këtë kufi janë publikuar në grupin “Marakli t’Kerreve”, ku mërgimtarët që gjenden në rrugë, thonë se kolonat shkojnë deri në 3 kilometra.
Kolona të gjata ka edhe në kufirin Serbi-Kosovë.
Përkundër situatës së tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët edhe sivjet, janë duke vazhduar të udhëtojnë drejt Kosovës nëpërmjet Serbisë.