Kolona të gjata në Merdare, ja sa orë duhet të prisni për të kaluar në Serbi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kolona të gjata në Merdare, ja sa orë duhet të prisni për të kaluar në Serbi

08:35 | 05 Janar 2019

Po vazhdojnë kolonat e gjata në Merdare.

Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar. Aktualisht në këtë pikë kufitare, për të hyrë në Serbi bashkatdhetarët tanë po presin deri në gjashtë orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në dy kilometra.

Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër.

Pritjet në kufirin me Serbinë bëhen edhe më të vështira kur të kihen parasysh temperaturat e ulëta që po mbretërojnë në këto ditë dimri.

Ndryshe, gjatë ditës se premte në pikën kufitare në Merdar është shënuar edhe një incident, përleshje midis bashkatdhetarëve që po presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Për të përcjell gjendjen aktuale dhe fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës klikoni KËTU

Komento: