Po vazhdojnë pritjete e kolonat e gjata në Merdare.
Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgmitarët kosovarë, shkruan lajmi.
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.
Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojn në mbi dy orë.
Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.
Nga pala kosovare si rëndom është fajësuar Serbia për maltretimin e mërgimtarëve.
Sipas MPB-së, Serbia po shkel mbi marrëveshjet e Brukselit mbi lëvizjen e lirë, dhe se pritjet janë gjithmonë në dalje të Kosovës, aty ku përgjegjëse është pala serbe.