Kolona të gjata në pikë kalimet me Serbinë

11:10 | 17 Korrik 2019

Kolona deri në 50 metra në pikë kalimet te Dheu i Bardhë dhe në Merdare.

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë dhe shkuarja e qytetarëve të Kosovës në pushime ka bërë që të shkaktohen kolona në pikat kufitare.

Në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Merdare janë shkaktuar kolona të gjata, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe në Merdare kolonat në hyrje janë deri në 40 metra ndërsa në dalje deri në 50 metra.

Ndërsa pritjet në këto pikë kalime janë deri në 10 minuta.

Komento: